Lundruan mes shekujsh me forcën e historisë që i shndërroi në simbolet e një kombi të tërë. Duke zgjedhur të sakrifikonin secili në mënyrën e tij edhe jetën për Shqipërinë. Mes idealizmit, betejave njerëzore e luftrave të paepura për t’i dhënë identitetin kombit të tyre, kombit tonë. Kombit që sot ka përkëdhelur me dorën e harresës e braktisjes edhe disa nga ata burra e gra që nuk duhet të shuheshin kurrë.

Në 100-vjetorin e Pavarësisë shumë prej tyre u kujtuan dhe u vlerësuan për veprën e dhënë në shërbim të kombit, por vetëm kaq. Pjesa më e madhe prej tyre që me plot gojën quhen baballarët e kombit janë harruar dhe braktisur.

Shteti i ka lënë në mëshirë të fatit shtëpitë ku lindën dhe u rritën patriotët e mëdhenj shqiptarë, ndërsa monumentet dhe përkujtimoret janë në zhdukje e sipër. Shtëpia e Fishtës, e Migjenit, e Selam Musait, Avni Rustemit, Luigj Gurakuqit , Dhimitër Zografit e Spiridon Ilos e sa e sa të tjerëve janë sot kujtime të së shkuarës.

“Exclusive” sot në mbrëmje do të sjellë një dokumentar të plotë mbi këtë valë shkatërrimtare që po rrudh e shuan historinë e kombit shqiptar. Një udhëtim nga veriu në jug me kamerat e “Exclusive” sjell realitetin e dhimbshëm…

Top Channel