Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkoi inspektoriatit të deklarimit dhe kontrollit të pasurive, si dhe Prokurorisë se Përgjithshme të vërifikojnë dhe hetojnë pasuritë e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Sipas PD të dhënat e deklaruara nga zoti Rama nuk përputhen me deklarimet e tij të fundit, ku mes të tjerash ka pohuar se bashkë me bashkëshorten po ndërton një shtëpi në Dajt.

“Në vitin 2005 e në vazhdim, deklaron vetëm borxhe, madje ne ditën me të mire, borxhliu Edvin deklaron jo me shumë se rreth 3 mije Euro pasuri. Ne vitin 2011 karta e tij e kreditit, rezulton me minus 242 euro. Te ardhura ka vetëm rrogën e shtetit, por po ndërton 2800 m2 vile ne një truall prej 5800 m2, pothuajse te falur “për sevap”. Jeton gjithashtu ne Shqipërinë ku një familje “mesatare” si ajo e zonjës Linda Basha, ka mundësi  te të fale 100.000 euro, e me tej akoma, i mbeten edhe mbi 1 milonë euro për te ndërtuar “modestisht” një pallat… …Sipas deklarimeve te tij, Shqipëria ne te cilën jeton Rilindasi Edvin, qenka një vend goxha i mire për te jetuar…!!! Krejt logjikshëm lind pyetja: Cila është Shqipëria e vërtetete? Ajo ne te cilin jeton Rilindasi Edvin? Apo ajo “e zhytura ne mjerim”, te cilën kërkon te drejtoje si “rilindas”? Çdo shqiptar qe siguron jetesën nga pika e djersës qe derdh çdo dite, e ka përgjigjen e kësaj pyetje! Tani, Inspektoriati i Deklarimit te Pasurive dhe Prokuroria, duhet te thonë fjalën e tyre”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Organi i akuzës drejtohet prej disa muajsh nga Adriatik Llalla, i cili më herët ishte në krye të Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive të Zyrtareve të Lartë dhe në vitin 2010, kur u verifikua deklarimi i pasurisë së Edi Ramës, ILDKP-ja tha se “vetëdeklarimi i zotit Rama përputhej me të dhënat e regjistrave publike dhe private”. 

Top Channel