Greva e linjave me Athinën

02/03/2013 00:00

22 linja autobusësh nga Shqipëria në Greqi do të nisin një grevë me afat të pacaktuar, nga dita e hënë.

Sipas tyre, për shkak se nuk është arritur një marrëveshje midis dy Ministrive respektive të Trasporteve, ata ndalohen në kufi nga doganierët grekë.

Sipas biznesmenëve, dëmi që do i shkaktohet 22 pronarëve të këtyre firmave është 11 milionë euro. Ata do të zhvillojnë një protestë në Tiranë, Kapshticë dhe Kakavijë, duke parkuar autobusët e tyre.

Çmimi i biletave, nëse ata nuk do të kthehen në punë do të dyfishohet.

“Demostrimi dhe protesta do të bëhet pa prekur dhe cënuar transportin dhe rregullat e shërbimit rrugor të vendosura në rresht, njëri pas tjetrit, me parrulla kundër vendimit të njëanshëm të qeverisë greke, që kufizon dhe diskriminon shoqëritë shqiptare në favor të kompanive greke, në kundërshtim me marrëveshjet dhe protokollet e nënshkruara midis shtetit shqiptar dhe shtetit grek, e konventave ndërkombëtare”.

“Të pezullohen udhëtimet dhe transporti ndërkombëtar i linjave të udhëtarit Shqipëri-Greqi, për një afat të pacaktuar. Është shumë e rëndësishme, pasi të gjithë këto operatorë janë të licencuar dhe kanë hedhur me miliona euro. Shifra financiare e këtyre parave kalon mbi 11 milionë euro, në qoftë se do bllokohen, sipas kësaj shkrese, që ka nisur shteti grek”, tha Ali Dyrmishi, kryetar i Shoqatës së Transportuesve Ndërkombëtarë të Udhëtarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA