Dueli i ashpër Chiellini-Cavani

02/03/2013 00:00

Napoli-Juventusi ishte sfida e hapjes së kësaj jave të Serisë A. Ndeshja, ashtu sic edhe pritej, u karakterizua nga një rivalitet i madh në tërësi, por edhe mes vetë futbollistëve në fushë.

Përballë u vunë Pirlo, Marchisio e Vidal kundër Inler, Berhami e Campagniaro. Por nga ajo që u pa në fushë, sigurisht dueli më i ashpër ishte ai mes mbrojtësit bardhezi Chiellini dhe sulmuesit të Napolit, Cavani. U përdorën tërheqjet, shtyrjet, bërrylat dhe gjithcka tjetër “larg syve të gjyqtarit” dhe në përfundim u mor vetëm një karton i verdhë, që ai i takoi futbollistit napoletan.

Një ditë pas ndeshjes, mediat italiane publikuan disa imazhe të ashpra të kësaj përballje, tërheqjen prej flokësh që Chiellini i bën Cavanit dhe bërrylin që ky i fundit i kthen si kusur.

Megjithatë, në fund gjithcka mbeti në fushën e lojës dhe dy futbollistët i dhanë duart njëri-tjetrit si dhe shkëmbyen fanelat.

Sa për informacion, ndeshja u mbyll në barazim 1-1 me autorë të golave Chiellini dhe Inler.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA