Shtyhet “gjyqi” kundër shtyrjeve

01/03/2013 15:40

Ka dështuar një mbledhje e Komisionit të Disiplinës në Dhomen e
Avokatisë, e cila do të merrte në shqyrtim kërkesat e Gjykatës së
Krimeve të Rënda për penalizimin e avokatëve që kanë shkaktuar shtyrjen e
procesit ndaj Dritan Dajtit.

E parashikuar per kete te premte, Dhoma e Avokatisë ka njoftuar shtyrjen e saj per nje afat te pacaktuar ndersa ne te njejten dite u shenua seanca e 205-te, qe procesi ndaj te akuzuarit per vrasjen e kater oficereve te policise nuk zhvillohet.

Nderkohe qe procesi ndaj Dajtit po merr permasat e nje skandali historik ne drejtesine shqiptare, KLD ka perfunduar nje inspektimin per nje tjeter proces gjyqesor qe me zvarritjet mbajti peng drejtesine per kater vjet.

Behet fjale per procesin ndaj 16 te akuzuarve te Bandes se Durresit, per te cilin Keshilli i Larte i Drejtesise i terheq vemendjen Shkalles se Pare per Krimet e Renda me nje shkrese konfidenciale, duke e bere gjykaten shkaktare te shtyrjeve prej pothuajse kater vitesh te ketij procesi gjyqesor.

Ne perfundim te inspektimit ne kete çeshtjeje, e cila ne ate kohe mbante rekordin e zvarritjeve gjyqesore, KLD ka konkluduar se zvarritjet jane per shkak te gjykates, e cila sipas Keshillit te Larte te Drejtesise duhet te gjente nje zgjidhje per kete situate.

“Ju terheqim vemendjen,- vijohet më tej ne shkresen e firmosur nga nenkryetari i KLD-së, Elvis Cefa,- se nese kjo situate do te perseritet serish nga kjo trupe gjyqesore, atehere ju do te konsideroheni recidiviste, (thene me terma jo juridike si perserites”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA