Shfaqja e Michelle tek Oscar, debate në SHBA

01/03/2013 00:00

Shfaqja e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama në ceremoninë e cmimeve Oscar ku dorëzoi cmimin për filmin më të mirë të vitit të kaluar, shkaktoi një debat kombëtar.

Vetë zonja Obama ka reaguar thuajse një javë më pas duke deklaruar se nuk ndjehej e habitur nga debati i shpërthyer, sepse sic tha ajo, kjo është shoqëria në të cilën jetojmë.

“Shfaqja ime u bë shkak i shpërthimit të një debati kombëtar. Por kjo shoqëri jemi sot. Ndonjëherë edhe këpucët e mia mund të shkaktojnë debat kombëtar. Sot kemi një shoqëri më të hapur dhe më të lidhur me njëra tjetrën, është njësoj si një familje në orarin e darkës, ku të drejtën për të folur e kanë të gjithë”, tha ajo.

Michelle i dorëzoi titullin si filmi më i mirë i vitit filmit Argo të regjisorit Ben Affleck. Cmimi për shumë ishte një surprizë pasi kandidatët më me peshë në këtë ceremoni ishin Lincoln i Spielberg dhe Django i Tarantino-s.

Top Channel