Gogla të pamëshirshme për Dinamon në Conference League, ja me kë do të ndeshet “Nëndetësja” nëse kalon në play off
Sebastian Vettel është shprehur se Fernando Alonso është një nga pilotët më të mirë në qarkullim, por kjo gjë nuk e shqetëson aspak.
“Fernando është një pilot i shkëlqyer, por nuk shqetësohem se çfarë bën ai. Unë përqendrohem tek puna ime dhe e skuderisë sime”, theksoi piloti gjerman i Red Bull në një intervistë për revistën ‘DT’.
Gjithashtu, edhe pse ka luftuar për titullin kampion me spanjollin në dy raste, Vettel deklaroi se nuk janë kundërshtarë: “Jemi pjesë e dy skuderive të përbëra nga shumë njerëz dhe nuk jemi vetëm ne të dy që luftojmë për fitore, por të gjithë.”
Gjermani tre herë kampion Bote në Formulën 1 shprehu admirimin e tij për finlandezin Kimi Raikkonen: “Ka mënyrën e vet të të jetuarit dhe bën gjërat që mendon se janë të drejta pa e vrarë mendjen për të tjerët. Është shumë origjinal.”
Top Channel