Kristi Lamaj dhe Lei Kraja bëhen bashkë në projektin “UrbanGen”
Kristen Stewart nuk do që të nisë një marrëdhënie të re me regjisorin Rupert Sanders, me të cilin pati një histori vitin e kaluar. Edhe pse kërkoi falje dhe u bashkua sërish me të dashurin e saj Robert Pattinson, aktori britanik i dha fund lidhjes muajin e kaluar.
Ndërsa martesa e Rupert Sanders duket se ka përfunduar pasi bashkëshortja e tij ka kërkuar divorcin. Sipas ‘The Sun’, regjisori i ka dërguar e-mail-e dhe mesazhe në celular aktores, por Kristen shpreson ende të kthehet me Pattinson.
Një burim tha për tabloidin britanik: “Rupert kërkon të nisë një lidhje me Kristen tani që martesa e tij u shkatërrua, por ajo nuk do t’ia dijë për të. Nuk i është përgjigjur mesazheve të tij. Ajo është penduar që u “mpleks” me të për dhimbjen që i shkaktoi Robertit dhe skandalit që u përhap.”
“Kristen do të donte që gjërat mes saj dhe Robert të ktheheshin si më parë, por duket se kjo është më e vështirë seç e kishte menduar”, shton burimi.
Top Channel