Lawrence feston suksesin në “Oscar” me hashash?

28/02/2013 17:00

Vetëm pak ditë pasi u kororëzua me çmimin “Oscar” për Aktoren më të Mirë Protagoniste, Jennifer Lawrence u fotografua gjatë pushimeve të saj në Hauai duke tymosur një cigare “të dyshimtë”.

E kapur prej fotografëve të fshehtë brenda dhomës së saj, 22-vjeçarja u fotografua duke tymosur një cigare hashashi (ose marjuane), për nga forma e saj dhe mënyra se si e thithte.

Më par, Lawrence u fotografua në ballkonin e dhomës së hotelit ku është duke qëndruar në Hauai, së bashku me një mike femër, me të cilën debatoi për një kohë të gjatë duke pirë së bashku verë.

Pas çmimit të fituar në ceremoninë madhështore të ndarjes së çmimeve “Oscar” në 24 shkurt, nëpërmjet rolit të luajtur prej saj në filmin “Silver Linings Playbook”, Lawrence duket se ka vendosur që të shijojë disa ditë absolute pushimi, larg të gjithë impenjimeve që do ta presin në rikthimin e saj në SHBA.

Megjithatë, pushimet përkrah një shoqeje dhe fotografimi i tyre brenda të njëjtës dhomë hoteli, njëkohësisht edhe në disa momente afrimiteti përqafimi, vetëm sa rrisin spekulimet mbi homoseksualitetin e aktores.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA