Largimi i Papës

28/02/2013 00:00

Pasi përshëndeti mijera besimtaret e mbledhur ne sheshin Shen Pjetër
ditën e mërkurë Jozeph Ratzinger, në mbyllje te misionit te tij si Papë,
takoi kardinalet e mbledhur në Romë.

Dekani i Kolegjit Kardinalor, ne emer te te gjitheve pershendeti Atin e Shenjte i cili sot largohet nga detyra.Në orën 16.55, Benedikti XVI do të niset nga Shen Pjetri drejt heliportit, ku nje helikopter do ta çoje ne rezidencen e ‘Castel Gandolfo’ prane Romes.Atje do te pritet nga autoritetet fetare, por edhe nga shume besimtare qe duan ta pershendesin edhe nje here.

Per kete arsye parashikohet qe ai te dale ne ballkonin e pallatit Apostilik disa minuta.Jozeph Ratzinger do te kaloje nje periudhe dymujore meditimi ne kete rezidence prej 55 hektaresh, ku ai do te jetoje me asistentin e tij Ate Georg dhe ate qe quhet familja e tij, bashkepunetoret me te ngushte dhe murgeshat laike qe e ndjekin deri ne frymen e fundit.

Parashikohet qe me pas ai te kthehet ne Vatikan, ku do te jetojë ne nje apartament prej 230 metrash katrore brenda nje manastiri te vogel.Sonte në orën tetë të mbrëmjes zvicerane do të mbyllin zhurmshëm dyert e Pallatit, një duke mbyllur njëkohësisht edhe periudhen e Papatit të Benediktit të 16-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA