F1, Hamilton sërish i pari në testime

28/02/2013 15:15

Lewis Hamilton ishte më i shpejti në paraditen me shi të ditës së parë të testimeve që sërish po zhvillohen në Montmelo, ashtu si javën e kaluar.

Piloti britanik i Mercedes dhe braziliani i Ferrarit, Felipe Massa, kanë qenë të vetmit të aftë për të zbritur kohën nën 1 minutë e 42 sekonda gjatë një paraditeje të vështirë me shi, erë dhe flamuj të kuq nga aksidentet.

Kohët më të mira janë regjistruar kur shiu “bëri pushim” e më pas pilotët provuan njëvendëshet e tyre në kushtet ekstreme të motit.

Të gjitha kohët e regjistruara në ditën e parë të testimeve në Montmelo:

1.Lewis Hamilton (Mercedes) 1:41.614
2. Felipe Massa (Ferrari) 1:41.848
3. Jean-Eric Vergne (Toro Rosso) 1:42.155
4. Mark Webber (Red Bull) 1:43.649
5. Paul di Resta (Force India) 1:44.444
6. Esteban Gutiérrez (Sauber) 1:45.020
7. Romain Grosjean (Lotus) 1:45.147
8. Valtteri Bottas (Williams) 1:45.457
9. Charles Pic (Caterham) 1:47.521
10 Sergio Pérez (McLaren) 1:48.562
11 Max Chilton (Marussia) 1:50.253

Top Channel