Kryegjyqtari i Gjykates së Apelit, Alaudin Malaj propozon për herë të parë kalimin e Gjykates së Apelit për Krimet e Rënda nën kompetence të gjykatës që ai drejton.
”Gjykata e apelit, si gjykata më e rëndësishme e Republikës së Shqipërisë ka gjykuar çështjet më të rëndësishme në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, duke mbajtur peshën më të rëndë në luftën me bandat më të rrezikshme në vend. Në këtë drejtim çmoj se duhet parë, për mendimin tim, edhe funksionimi i apelit të Gjykatës së Krimeve të Rënda”, deklaroi Malaj.
Gjatë analizes vjetore 2012, zoti Malaj foli me tone të ashpra ndaj prokurorise qe sipas tij shpesh eshte e ngathet ne hetimet paraprake, duke shkaktuar problemin e kthimit te dosjeve per rigjykim.
”Kemi arritur në përfundimin se shumë çështje janë kthyer për gjykim disa herë, për shkak të elementëve konkretë që lidhen me punën e prokurorisë”.
Gjatë analizës u theksua se kjo situatë sjell më pas deformim të provave. “Ka çështje që janë kthyer për rigjykim 3-4 herë dhe më pas janë prishur çështjet pasi nuk provohet fajësia. Ka qenë zvarritja, ajo e cila ka sjellë deformimin e provave”, shtoi Malaj, kryetari i Gjykatës së Apelit.
Megjithatë, gjatë analizes qe vijoi pa pranine e medias, kryeprokurori i Apelit, Shkelqim Hajdari, perveç vleresimit te rezultateve te Gjykates se Apelit kerkoi qe te rishikohet ne legjislacion menyra e gjykimit ne mungese, pasi sipas tij ne 70 perqind te dosjeve qe kthehen per rigjykim jane per rastet kur te pandehurit jane gjykuar pa pranine e tyre dhe eshte pikerisht kjo situate theksoi zoti Hajdari qe sjell zvarritje, prishje te provave dhe rigjykime.
Top Channel