Salihi, gol në Champions League aziatike

27/02/2013 19:00

Sulmuesi i  kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, shënoi golin e tij të parë të karrierës me faneën e skuadrës kineze ku u transferua në merkaton e janarit.

Megjithatë, goli i  shërbeu pak skuadrës kineze, pasi ai vetëm mundi të shmangte poshtëzimin e plotë, ndaj koreanojugorëve të Seulit.

29-vjeçari realizoi në minutën 80’, kur vendasit kryesonin 4-0 dhe i  gjithë takimi përfundoi me fitoren 5-1 të Seulit.

Jiangsu, nënkampione e Kinës në sezonin e shkuar, synon që edhe falë ndihmës së Salihit, të synojë për titull në këtë sezon.

Champions League Aziatike është ende duke zhvilluar fazën e saj të grupeve. Shkodrani u transferua në Kinë në janar, nga skuadra e DC United, në Uashington. Më parë gjatë karrierës, autori i  nëntë golave me përfaqësuesen në 41 ndeshje ka luajtur me Rapid Vienën, Riedin, Vllazininë dhe Tiranën.

Top Channel