Gogla të pamëshirshme për Dinamon në Conference League, ja me kë do të ndeshet “Nëndetësja” nëse kalon në play off
“E nisëm mirë ndeshjen. Patëm disa raste në fillim të saj, por Reali na goditi me kundërsulm. Në pjesën e dytë, kur po kontrollonim takimin, na goditën me një tjetër kundërsulm, ndërsa goli i tretë na rrëzoi krejtësisht. Kur humbet është e natyrshme që kërkon të ndryshosh, kështu që do të bëjmë disa ndryshime për Ligën e Kampioneve ndaj Milanit.”
Këto janë fjalët e Jordi Roura, trajnerit të përkohshëm të Barcelonës, pas humbjes së katalanasve me rezultatin 1-3 ndaj Realit dhe eliminimit nga Kupa e Mbretit.
Gjithsesi, Roura mendon se asgjë nuk ka humbur për ekipin e tij: “Duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë humbje. Kemi kampionatin dhe Ligën e Kampioneve përpara. Duhet të jemi optimistë dhe mendoj se nuk ka vend për kritika ndaj kësaj skuadre.”
Në lidhje me markimet e ashpra ndaj Messit, Roura theksoi: “Pati një rast të mirë në fillim dhe nëse do të kishte shënuar, gjërat do të kishin ndryshuar. Kur e mbrojnë mirë, skuadra stepet dhe është normale që të ndodhë kështu. Gjithsesi, duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë humbje.”
Top Channel