Cristiano: Zhvilluam një ndeshje të madhe

27/02/2013 08:35

Cristiano Ronaldo komentoi fitoren e Realit të Madridit në Camp Nou duke u shprehur se skuadra e tij “zhvilloi një ndeshje të madhe”.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë, luajtëm shumë mirë që nga minuta e parë deri tek e fundit. Të shënosh tre gola në Camp Nou është shumë e vështirë”, deklaroi autori i dy golave në takimin e fituar nga madrilenët me rezultatin 1-3.

“Kohët e fundit kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira në fushën e Barcelonës dhe duhet të vazhdojmë të kemi besim tek vetja. Tani kemi një ndeshje tjetër ndaj Barcelonës të shtunën dhe jemi të motivuar për një tjetër fitore, por kampionati nuk është më i rëndësishëm për ne. Duhet të përqendrohemi tek Kupa dhe Liga e Kampioneve”, shtoi Cristiano Ronaldo.

Në lidhje me rekordin e tij ndaj Barcelonës, 6 ndeshje radhazi që shënon në Camp Nou, portugezi deklaroi: “Është diçka e bukur. Do të hyjë në historinë e futbollit spanjoll.”

Top Channel