Abramovich zgjeron shtëpinë me vlerë 100 mln stërlina

27/02/2013 16:50

Miliarderi rus, Roman Abramovich, fitoi një betejë tre-vjeçare me urbanistikën e Bashkisë së Londrës, për të zgjeruar supervilën e tij me vlerë 100 milionë stërlina.

Me këtë leje, 46-vjeçari do të jetë në gjendje që të nisë menjëherë punimet për të bashkuar shtëpinë e tij të shekullit XVII, me dy prona të tjera nën zotërimin e tij.

Nëpërmjet kësaj shtese, që pritet të ketë një kosto prej 10-15 milionë paund, Abramovich do të ndërtojë një kat të gjerë të nëndheshëm dhe midis të tjerash, një studio të bollshme arti për partneren e tij, Daria Zhukova.

Megjithatë, fqinjët e miliarderit, u shprehën se ndërtimi i Abramovich do të dëmtojë rëndë lagjen rezidenciale, pasi do t’i bllokojë pamjen e lumit Thames.


Ne FOTO: Pamja qe Abramovich ka nga banesa e tij ne Londer

Midis fqinjëve që do të dëmtohen është edhe një ministër, Paul Channon, i cili synon të bashkojë firmën e tij, me atë të banorëve të tjerë të lagjjes, për të kërkuar anullimin e lejes nga ana e bashkisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA