Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ka denoncuar hedhjen në treg të aboneve të falsifikuara, kryesisht ato të studentit, ndaj kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të organeve kompetente.
Operatorët e linjave të transportit i kanë kërkuar Bashkisë së Tiranës të lejojë shoqërimin e aboneve me një karton, që rrit elementët e sigurisë, e cila është miratuar si nga administrata e mëparshme dhe ajo e tanishme, por që më pas është penguar të përdoret.
Për këtë karton, që rrit elementët e sigurisë, investojnë vetë operatorët, pa shkaktuar ndikim financiar as Bashkisë dhe as Ministrisë së Financave. Për muajin mars tashmë abonetë janë hedhur në treg, ndërkohë që operatorët kërkojnë që kjo të realizohet për muajin prill.
Top Channel