Politikanët europianë, por edhe tregjet financiare janë mbërthyer nga ankthi pas ngërçit mes blloqeve të qendrës së majtë e asaj të djathtë që prodhuan zgjedhjet e përgjithshme në Itali.
Franca dhe Gjermania apelojnë për vazhdimin e reformave, ndërsa Spanja nuk e fshehu shqetësimin e thellë për pasojat financiare që mund të ketë e gjithë kjo situatë.
“Ka një përgjigje nga populli ne kohen kur partite duket se nuk jane me ne gjendje t`i permbushin nevojat e tij, por ajo qe shohim ketu, per mendimin tim, eshte nje kercim drejt asgjese, ku nuk ka asnje lloj perfitimi, as per Italine, as per pjesen tjeter te Europes”, deklaroi Jose Garcia Margallo, Minister i Jashtem i Spanjes.
Lideret europiane u perpoqen te tregohen te permbajtur, por ne deklaratat e tyre, shqetesimi ishte i lexueshem.
“E degjuam fort e qarte mesazhin e drojes qe percollen qytetaret italiane. Komisioni megjithate ka besim te plote tek demokracia e ketij vendi dhe zotohet te punoje me qeverine e ardhshme per t’i dhene nje shtyse te re rritjes ekonomike dhe krijiimit te vendeve te punes ne Itali”, deklaroi Olivier Bailly, zedhenes i Komisionit Europian.
Megjithate, shtoi Bailly, BE-ja pret qe Roma te respektoje angazhimet e saj per reduktimin e borxhit dhe deficitit buxhetor, e sigurisht, t’i qendroje edhe reformave te tjera strukturore.
Ministri francez i Financave, Pierre Moskovici mendon se rezultati krijon probleme, por nuk do ta minoje monedhen e perbashket europiane. Shefi i diplomacise gjermane, Guido Vestervelle nga ana tjeter i meshoi vazhdimesise se reformave, dhe njekohesisht apeloi per formimin e nje qeverie sa me shpejt qe te jete e mundur.
“Eshte e rendesishme qe italia, jo vetem ne interes te saj, por te gjithe europes, te krijoje sa me pare nje qeveri te qendrueshme e funksionale. Kjo vlen jo vetem per te, por per te gjithe pjesen tjeter te kontinentit te vjeter, sepse itali eshte nje vend me peshe ne Europe”, tha Vestervelle.
Presidenti i parlamentit europian, Martin Schulz nenvizoi faktin qe pakenaqesia e shprehur permes votes se italianeve ndaj institucioneve te BE-se duhet marre parasysh, por kembenguli dhe nje here se masat anti-krize ne eurozone jane te pashmangshme per nxitjen e rritjes ekonomike.
“Buxheti italian dhe deficiti jane ceshtje e italise, dhe i takon asaj ti marre vendimet, jo europianeve. megjithate perceptimi publik eshte se keshtu funksionon ne europe, ndaj ne ne bruksel duhet ta marrim shume seriozisht kete lojen se kujt i takon faji”, tha Martin Schulz, President i Parlamentit Europian.
Tregjet ne itali pesuan renie te menjehershme ndersa ata ne Europe e ne pjesen tjeter te globit, u celen me humbje. Italise i nevojitet deshperimisht nje qeveri e fuqishme dhe prirur per reforma, si menyra e vetme per ripertetirjen e rritjes ekonomike pas dy dekadash stanjacioni dhe problemeve te pazgjidhura te papunesise se madhe tek te rinjte apo sistemit jofunksional te drejtesise dhe sektorit te fryre publik.
Por nje rezultat jo permbylles si ky, do te thote per italianet edhe me shume zvarritje te ketyre reformave. Tani, thone ekspertet, nis tregtia e aleancave dhe pritja e asaj qe do te prodhojne. Pier Luigi Bersani ka mjaftueshem vota per te dominuar Dhomen e Deputeteve, por kjo nuk vlen per Senatin dhe edhe nese bashkon forcat me Mario Montin, nuk do te jete ne gjendje te krijoje nje mazhorance atje.
Mund te perpiqet te drejtoje nje qeveri pakice, por ajo do te ishte qartesisht e paqendrueshme. Mund te kete nga ana tjeter tentativa per nje koalicion me te gjere per te drejtuar vendin ne nje kohe krize te thelle ekonomike, por ka pak gjasa te mbijetoje deri ne shtator, dhe pavaresisht asaj cfare do te beje Beppe Grillo, shpejt ose vone, shtojne ekspertet, Italise mund t’i duhet te shkoje serish ne votime.
Top Channel