F1, Brawn: Hamilton do të shpallet kampion

26/02/2013 15:45

Ross Brawn, drejtori i skuderisë Mercedes GP, mendon se Lewis Hamilton i ka të gjitha cilësitë për tu shpallur sërish kampion bote.

“Lewis është një pilot fantastik, shumë i shpejtë dhe kompetitiv. E do shumë këtë sport dhe garimin në përgjithësi. I ka të gjitha cilësitë e nevojshme për tu shpallur kampion bote dhe e ka treguar gjatë karrierës së tij”, theksoi Brawn në një intervistë për formula1.com.

“Tani duhet të mësojmë të punojmë bashkë në mënyrë që të krijojmë një ekip kampion. Jam i bindur që blerja e Lewis Hamilton do të jetë një sukses i madh për skuderinë tonë, por duhet pak kohë sa të ambientohet”, shtoi shefi i Mercedes GP.

Gjithsesi, Brawn nënvizoi se po përgatitet më shumë për vitin 2014, kur do të ketë shumë ndryshime në Formulën 1: “Ndryshimet do i japin mundësi shumë skuderive ta nisin nga e para dhe ne po punojmë që tani për makinën e sezonit të ardhshëm.”

Top Channel