
Top modelja Bar Rafaeli është “rekrutuar” nga Ministria e Jashtme
izraelite për të kryer një mision të veçantë, që mesa duket vetëm ajo
mund ta bëjë.
Qeveria e ka bindur bukuroshen që të interpretojë në një reklamë humoristike me gjatësi 2 minuta, që do të transmetohet në internet.
Lajmin e bën të ditur gazeta pro-qeveritare “Israel ha-Yom”, sipas të cilës spoti do të përqendrohet tek shpikjet izraelite më të famshme në botë, nga agrikultura tek kibernetika.
Rafaeli, saktëson gazeta, për këtë “mision” nuk ka kërkuar asnjë shpërblim financiar, ndryshe nga aktivitetet e tjera, që e bëjnë atë një ndër modelet më të paguara në botë.
Së fundmi Bar u shfaq si prezantuese në festivalin e Sanremos, në Itali, ku me bukurinë e saj bëri për vetë publikun kapriçoz italian.
Top Channel