Will Smith sapo ka përfunduar një tur ndërkombëtar promovimi për filmin e tij më të fundit me titull ‘After Earth’, ku aktori i famshëm ka interpretuar për herë të dytë në një projekt kinematografik së bashku me djalin e tij, 15-vjeçarin Jaden.
Në një intervistë për revistën ‘Haute Living’, 44-vjeçari tregoi këtë eksperiencë: “Jam rritur me biznesin e familjes dhe të gjithë motrat e vëllezërit e mi kanë punuar në biznesin e familjes. Kjo është mënyra ime e vetme për të qenë prind dhe për këtë arsye dua që fëmijët e mi të bëhen si unë, të merren me spektakël.”
Will Smith kërkon që djali i tij adoleshent të jetë trashëgimia e tij në botën e kinemasë: “Po ndihmoj djalin tim të rritet dhe të mësojë sa më shumë. Dua që të jetë trashëgimia ime.”
Filmi ‘After Earth’ tregon historinë e një babai dhe birit të tij, të cilët jetojnë në një planet të egër Tokë, 1000 vite në të ardhmen.
Top Channel