‘Twilight: Breaking Dawn, Part II’, filmi më i keq i vitit

25/02/2013 10:45

Janë të vetmet çmime kinematografike që aktorët e Hollivudit nuk duan t’i fitojnë kurrë gjatë karrierës së tyre, por të shtunën në mbrëmje filmi i fundit i sagës ‘Twilight’ dominoi në çmimet Razzies, çmime që i akordohen filmave më të këqinj të vitit të kaluar.

Filmi që i dha fund sagës së vampirëve mori plot 7 çmime, përfshirë aktoren më të keqe (Kristen Stewart) dhe kastin më të keq.

John Wilson, themeluesi i çmimeve Razzies, theksoi: “Twilight ka pasur shumë sukses në box office, por unë kam një teori: nuk janë 40 milionë vajza që e kanë parë në kinema, por 8 milionë që e kanë parë nga pesë herë.”

Të gjitha çmimet Razzies 2013:

Filmi më i keq: Twilight Saga: Breaking Dawn, Part II

Aktori më i keq: Adam Sandler (That’s My Boy)

Aktorja më e keqe: Kristen Stewart (Breaking Dawn, Part II dhe Snow White and the Huntsman)

Aktori më i keq joprotagonist: Taylor Lautner (Breaking Dawn, Part II)

Aktorja më e keqe joprotagoniste: Rihanna (Battleship)

Kasti më i keq: Breaking Dawn Part II

Regjisori më i keq: Bill Condon (Breaking Dawn, Part II)

Sequel-i më i keq: Breaking Dawn Part II

Cifti më i keq i aktorëve: Mackenzie Foy dhe Taylor Lautner (Breaking Dawn, Part II)

Skenari më i keq: That’s My Boy!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA