Andrea Stramaccioni, trajneri i Interit, mendon se barazimi ishte rezultati më i drejtë i derbit të Milanos.
“Milani luajti një pjesë të parë shumë të mirë, por në pjesën e dytë ne e morëm veten. E përfunduam lojën në ngritje dhe barazimi ishte rezultati më i drejtë”, theksoi tekniku i zikaltërve pas barazimit 1-1 ndaj Milanit.
Më tej, tekniku i ri italian mbrojti lojtarët e tij, shumë të kritikuar pas humbjes 4-1 ndaj Fiorentinës: “Lojtarët ishin ata që e kthyen ndeshjen dhe mendoj se nuk i meritojnë kritikat e ditëve të fundit.”
Stramaccioni shpjegoi edhe pozicionin e Antonio Cassano si qendërsulmues: “Me dëmtimin e Militos duhet të provojmë zgjidhje të reja dhe kjo mund të jetë një prej tyre. Luajti shumë mirë dhe mund ta shohim sërish në këtë rol.”
Top Channel