Shayk, gjysmënudo për të reklamuar këpucë
25/02/2013 18:20
Linjat e jashtëzakonshme të Irina Shayk janë shndërruar në një minierë ari, për shumë kompani që reklamojnë veshje intime apo kostume plazhi.
Megjithatë, bukuria e 27-vjeçares vlerësohet në botën e modës edhe nga ato kompani, që në dukje, nuk duhet të kenë fokusin tek linjat e saj trupore.
Së fundmi, e dashura e Cristiano Ronaldos u pajtua për të reklamuar një linjë këpucësh, diçka të cilën e bën e veshur vetëm me bikini.
Një strategji tregu, ajo e markës spanjolle “XTI”, duket një mundësi e menduar mirë, për të bërë të shiten edhe ato këpucë e sandale brenda linjës, që në të vërtetë mund të mos kenë asgjë të veçantë.
Top Channel