“Boksierët” De Niro dhe Stallone

25/02/2013 12:15

Të dy kanë qenë protagonistë të filmave klasikë mbi sportin e boksit shumë vite më parë, por Robert De Niro dhe Sylvester Stallone duket se janë ende në gjendje të grushtojnë para kamerave.

69-vjeçari De Niro ka interpretuar në filmin ‘Raging Bull’, ndërsa 66-vjeçari Stallone në sagën ‘Rocky”, filma me të cilët kanë fituar edhe çmime Oscar. Aktorët veteranë u panë në sheshxhirimin e filmit ‘Grudge Match’ me fytyrë të dëmtuar dhe me këpucë boksi.

Një burim tha për ‘Mirror’: “Do të jetë një film që do të bashkojë Jake Lamotta dhe Rocky Balboa në një ndeshje pas gjithë këtyre viteve. Jam i sigurtë që shumë njerëz do të jenë kuriozë për të parë këto dy role klasike kundër njëri-tjetrit.”

Gjithsesi, mendohet se filmi do të jetë një komedi. Do të tregohet historia e dy boksierëve veteranë të cilët do të ndeshen sërish me njëri-tjetrin 50 vite pas ndeshjes së tyre të fundit.

Në kastin e filmit do të jetë edhe aktorja Kim Basinger. Filmi ‘Grudge Match’ pritet të shfaqet për herë të parë në vitin 2014.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA