Bylisi barazoi 2-2 me Skënderbeun në Korcë, por gabimi teknik i trajnerit Naxhi Shensoj i cili për 4 minuta aktivizoi 6 lojtarë të huaj mund t’i kushtojë humbjen skuadrës ballshiote.

Në minutën e 64 trajneri turk i skuadrës së Bylisit bëri zëvendësimin e dytë duke futur në vend të Arifajt nigerianin John Huan. Në ato momente në fushë për Bylisin po luanin 5 lojtarë të huaj, Ristevski, Adebayor, Bola, Izucuku dhe Piter ndërkohë që me hyrjen e 22-vjecarit Huan numri i futbollistëve me nënshtetësi të huaj shkon në 6.

Sipas rregullores së FSHF, neni 128 limiti i lojtarëve me shtetësi të huaj që mund të aktivizohen njëkohësisht në fushën e lojës është 5.

Në gjuhën e futbollit kjo gjë vlerësohet si një gabim teknik dhe si i tillë nuk mund të mbetet pa dënuar. Sipas rregullores së FSHF, një gabim i tillë teknik dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë, në rastin konkret bëhet i pavlefshëm barazimi 2-2 duke i dhënë fitoren Skënderbeut.

Përvec kësaj rregullorja e FSHF-së parashikon dhe heqjen e 3 pikëve në renditje skuadrës që bën këtë gabim teknik dhe sigurisht një gjobë për klubin.

Në rast se Disiplina do të marrë këtë vendim atëherë skuadra e Skënderbeut do të ngjitet në kuotën e 40 pikëve, 10 më shumë se Teuta e vendit të dytë, ndërkohë që Bylisi do të zbresë në vendin 9 me 19 pikë.

Top Channel