Barça e Real, fitore me përmbysje

24/02/2013 15:00

Dy 3-pikësha të vuajtur si për Barcelonën edhe për Realin e Madridit.

Në “Camp Nou”, ekipi “blaugrana” fiton 2-1 me përmbysje, falë golit të të zakonshmit Lionel Messi. Në minutën e 43-të, Botia kalon në avantazh miqtë e Sevilla-s, pas një goditjeje me kokë.

Goli i barazimit të Barçës do të vinte 7 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, me autor David Villa, i cili shfrytëzon më së miri një asist të Dani Alvesh dhe mposht Beto-n.

Më pas, në minutën e 60-të i takon Messi-t të zgjidhë ndeshjen. Barcelona fluturon në kuotën e 68 pikëve.

Më herët, edhe Reali kishte siguruar një fitore të vuajtur, me po të njëjtin rezultat 2-1, po këtë herë në fushën kundërshtare të Deportivo la Coruna-s, duke evituar humbjen e mëtejshme të terrenit ndaj vendit të parë.

Në “Riazor”, kalon fillimisht në avantazh Deportivo me anë të Riki-t, në minutën e 34-t. Por në pjesën e dytë ekipi i Mourinho-s zgjohet, gjen barazimin me anë të Kakà në të 72-n, dhe vetëm 2 minuta nga fundi i takimit siguron fitoren, falë Gonzalo Higuain.

Di Maria ndëshkohet me karton të kuq, pas dy të verdhave radhazi në minutën e 90-të.

Top Channel