Superliga, Tirana e Teuta ndajnë nga një pikë

23/02/2013 00:00

Nevil Dede e ka nisur me një barazim 1-1 aventurën e tij në krye të Tiranës. Bardheblutë barazuan në kryeqytet në ndeshjen kundër Teutës.

Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim 0-0, ndërsa në të ditën ishin durrsakët ata që kaluan fillimisht në avantazh në minutën e 60-të me anë të Hyshmerit. 11 minuta më vonë, Abilaliaj barazpeshon rezultatin. Në minutat e mbetura të takimit, rezultati mbeti i pandryshuar dhe dy skuadrat ndajnë nga një pikë që s’i vlen asnjërës në betejën për të ngjitur shkallë në tabelën e klasifikimit.

Në ndeshjet e tjera, Luftëtari mposhti 2-1 Vllazninë në Gjirokastër, Kukësi fitoi minimalisht 1-0 ndaj Apollonisë, Kastrioti mundi 2-1 Laçin, ndërsa Flamurtari fitoi me goleadë 5-2 ndaj Tomorrit të Beratit.

Të dielën luhet dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të të Superligës, ku Skënderbeu kryesues pret në shtëpinë e tij Bylisin, ndërsa Besa do ketë përballë Shkumbinin në Kavajë.

Top Channel