Schalke apelon “kundër” Drogba

22/02/2013 04:55

Rikthimi në Europë nuk ka qenë më i miri i mundshëm për Drogba. As nuk ka shënuar gol dhe as nuk ka fituar me ekipin e tij të ri.

Mbi të ardhmen në Champions League të Didier Drogba dhe Galatasaray, mund të futen gjermanët e Schalkes, gjë që mund të ketë një peshë të rëndë kundër tyre.

Ekipi nga “Gelsenkirchen” ka shprehur, përmes një deklarate zyrtare, dëshirën për të “studiuar mundësinë e një apelimi” kundër aktivizimit të sulmuesit nga Bregu i Fildishtë në ndeshjen e mesjavës për Ligën e Kampionëve.

Dëshira e gjermanëve është për të hedhur dritë mbi transferimin e tij të fundit, dhe për më tepër për aktivizimin e tij në ndeshjen e përfunduar 1-1 në Turqi.

Ajo që nuk është e qartë për drejtuesit e klubit “Royal Blues” është nëse i lejohej Drogbasë të zbriste në fushë, në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

“Kemi dyshime mbi ligjshmërinë e lejes për të luajtur, dhënë Drogbasë, – lexohet në komunikatën zyrtare. – Avokatët tanë po kërkojnë të hedhin dritë mbi këtë çështje”.

Për këtë motiv, nuk mund të përjashtohet një ankesë e tyre, përpara ndeshjes së kthimit në Gjermani. Drogba është rikthyer në Europë, pas një eksperience të shkurtër në Kinë, duke u huazuar te Galatasaray për 18 muaj.

Top Channel