Drew Barrymore dhe Adam Sandler pritet të rikthehet pas shumë kohësh që të luajnë së bashku në një komedi romantike.
Dy partnerët e “The Wedding Singer” u panë duke hyrë në të njëjtën ditë, por në orare të ndryshme, në studion e gjigantëve të prodhimit kinematografik, “Warner Bros”.
Ndonëse ende dihen pak detaje rreth filmit, besohet se tashmë 37-vjeçari Sandler ka dhënë miratimin e tij për të marrë pjesë në xhirimet që do të nisin së shpejti.
Komendiani nuk ka aktualisht asnjë projekt apo punë në zhvillim si regjizor apo aktor, prandaj pranimi nuk ishte i vështirë.
Nga ana tjetër, më e ndërlikuar është çështja e Barrymore, pasi aktorja sapo është bërë nënë.
Megjithatë, një burim brenda “WB” theksoi se “ekzistojnë shanse të mira që Drew të pranojë. Ajo mbetet e parapëlqyera absolute për rolin e protagonistes kryesore femër”.
Top Channel