“Provokimi” i Rihanna dhe Kate Moss

22/02/2013 00:00

Rihanna dhe Kate Moss bashkuan hiret e tyre në një set të përbashkët fotografik për revistën V Magazine. Këngëtarja 25-vjeçare (prej pak ditësh) dhe modelja britanike 39-vjeçare njihen bashkë prej vitit 2009.

Dy ndër femrat më të famshme provokojnë me qendrimet e tyre. Ato njihen së bashku prej vitit 2009 kur Kate drejtonte Met Gala së bashku me stilistin Marc Jacobs. Atëherë, modelja iu afrua këngëtares nga Barbadosi dhe i kërkoi një fotografi për vajzën e saj, Lila Grace.

Këngëtarja jo pak e habitur komentoi: Nuk e mendoja kurrë që Kate kishte një vajzë. Ajo është një frymëzim për të gjitha femrat që duan të kenë një fëmijë dhe sërish të vazhdojnë të jenë sexy.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta