Neymar rrezikon 15 javë skualifikim

22/02/2013 04:35

Një dënim tepër i ashpër mund të jepet për Neymar, i cili u ndëshkua me karton të kuq, pas shkëmbimit të goditjeve me mbrojtësin e Ponte Preta-s, Artur. Lajmi është bërë i ditur nga Tribunali Sportiv brazilian.

Ylli i Santosit akuzohet se ka i dhënë “dy goditje në krah kundërshtarit” dhe “një goditje në këmbë”, akuza për të cilat mund të rrezikojë një ndalesë të gjatë nga 4 deri në 12 ndeshje “për agresion fizik gjatë një ndeshjeje futbolli”, por këtij dënimi mund t’i shtohen edhe 3 javë për “veprime të ashpra dhe armiqësore”.

Dy lojtarët do të duhet të dalin të hënën përpara komisionit të disiplinës. Neymar ka një kontratë me Santosin deri në 2014-n, por pëlqehet shumë nga klubet më të mëdha europiane.

Muajin e kaluar ai deklaroi se nuk ishte “ende momenti” për të luajtur në Europë, por më pas u tregua i hapur ndaj mundësisë së transferimit në Spanjë apo Gjermani, duke mos përjashtuar edhe Paris Saint Germain.

Top Channel