Aktorët hollivudianë Josh Brolin dhe Diane Lane janë drejt divorcit pas tetë vitesh martesë.

Një komunikatë e publikuar nga përfaqësuesi i tyre shpjegon: “Diane Lane dhe Josh Brolin kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre. Ndarja ka qenë miqësore, pa përfshirjen e palëve të treta.”

Ky është divorci i dytë për aktorin 45-vjeçar dhe aktoren 48-vjeçare, të cilët nuk kishin fëmijë nga lidhja e tyre.

Diane ka qenë e martuar më parë me aktorin Christopher Lambert (1988-1994), ndërsa Josh ka qenë i martuar me Alice Adair, me të cilën ka dy fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA