Edhe Mbretëresha Elisabet ka ftohtë

22/02/2013 00:00

Britania e Madhe po përballet për të disatën herë në këtë dimër me temperatura që zbresin deri në -20 gradë celcius dhe sistemet e ngrohjes janë të kushtueshëm, sidomos në këto ditë të vështira për ekonominë e britanikëve.

Një shembull kursimi jep Mbretëresha Elisabet. Monarkja britanike ka refuzuar ngritjen në maksimum të sistemit të përgjithshëm ngrohës në Buckingham Palace. Në vend të tij Mbretëresha ka vendosur të përdorë një furnelë elektrikë që kushton 26 stërlina.

Furnela nuk i ka shpëtuar syrit të vëmendshëm gjatë një takimi që Mbretëresha Elisabet ka zhvilluar në Audience Room me Komisionerin e Lartë australian Mike Rann dhe bashkëshorten e tij Sasha.

Vitet e fundit Shtëpisë Mbretërore i janë shkurtuar fondet nga qeveria britanike, pjesë e masave shtrënguese të përgjithshme që janë ndërmarrë për të tejkaluar situatën e vështirë ekonomike dhe financiare të vendit.

Këtë fakt e vërteton edhe kalimi i Mbretëreshës Elisabet në listën e femrave më të famshme në botë nga shkrimtarja J.K Rowling.

Top Channel