Button për testimet: Ditë të vështira për mua

22/02/2013 15:15

McLaren ende duhet të tregojë potencialin e saj kur duhen pak javë nga fillimi i kampionatit të Formulës 1. Ky është mendimi i pilotit të skuderisë britanike, Jenson Button.

Kampioni i Botës në vitin 2009 theksoi për ‘Sky Sports’ se “ka shumë punë për të bërë në testimet e javës së ardhshme”.

“Ditët e fundit të testimeve për mua kanë qenë të vështira. Nuk kam bërë aq kilometra sa do të dëshiroja. Nuk e kam kuptuar ende se në ç’pikë gjendet makina. Disa herë më duket mirë, herë të tjera, jo”, deklaroi piloti britanik.

“Në testimet e javës së ardhshme në Barcelonë dua të punoj më mirë sepse nuk kemi bërë aq sa duhet për të kuptuar makinën e re”, theksoi Jenson Button.

Sezoni i ri i Formulës 1 do të nisë më 17 mars, në Melburn të Australisë.

 

Top Channel