Berlusconi: Dua Championsin, por…

22/02/2013 05:10

Fitorja me Barcelonën ka karikuar jo pak ambjentin kuqezi, duke nisur që nga presidenti Berlusconi, i cili, edhe pse nuk komplimentohet me Allegri-n, feston fitoren e Milanit.

“Kemi fituar, madje pa shumë përpjekje, kundër skuadrës më të fortë në botë, – theksoi ai. – Champions-in apo fitoren e zgjedhjeve? I dua të dyja, madje nuk kënaqem as me vendin e tretë në Serinë A”.

Pikërisht, për garën e titullit kampion ai përqendrohet te Balotelli: “Është gjeni dhe një kampion i ri në moshë”.

Presidenti i Milanit mbush me gëzim dhe nuk i vë limite një skuadre, e cila, edhe pse nisi si aspak favorite, përkundrazi e nënvlerësuar, nisi të vraponte deri në momentet e fundit të shfaqjes në “San Siro”, kundër Messi-t dhe shokëve të tij.

“Mund të fitojmë Champions-in. Kë do të zgjidhja në kampionat mes Juventus dhe Napoli? Zgjedh Milan. Mund të shkojmë shumë më lart sesa vendi i tretë, – deklaron Berlusconi. – Skuadra, pas javëve të para, u konsiderua si e shpërfytyruar dhe disa hipotezonin edhe luftën për mbijetesë. Ishte një ironi ndaj rinovimit të kërkuar prej meje. Kjo ndodh sepse shtypi sportiv nuk është aspak objektiv, ashtu si dhe ai politik”.

Njeriu i duhur për ngritjen në kampionat? Balotelli. “Është një gjeni dhe ka të gjitha kualitetet për të qenë një kampion i ri si El Shaarawy, De Sciglio dhe të tjerët. Mbi këtë bazë po ndërtojmë Milanin e 10 viteve të ardhshme”.

Top Channel