Gogla të pamëshirshme për Dinamon në Conference League, ja me kë do të ndeshet “Nëndetësja” nëse kalon në play off
Në një komunikatë të publikuar nga skuderia Ferrari, Fernando Alonso shpjegoi punën që zhvilloi me makinën e re F138 gjatë testimeve në Barcelonë.
“U përqendruam në krahasimin e gomave Pirelli, duke filluar me të butat e duke vazhduar me ato të fortat. Pista ishte e ftohtë dhe makina e pati të vështirë të përshtatej. Kemi provuar gjithashtu konfigurime të ndryshme aerodinamike”, lexohet në komunikatë.
Alonso shton: “Pas çdo ndryshimi që bënim, makina reagonte ashtu siç prisja. Kemi kuptuar se ku duhet të punojmë javën e ardhshme, javë në të cilën do të shohim realisht rendimentin tonë.”
Në fund, piloti spanjoll dha mendimin e tij edhe për gomat Pirelli që konsumohen shumë shpejt: “Edhe këtë vit gomat do të jenë protagoniste kryesore. Janë më të shpejta dhe më të buta se vitin e kaluar, por njëkohësisht konsumohen shumë më shpejt. Kemi shumë punë për të bërë në mënyrë që të kuptojmë ekuilibrin e duhur të makinës.”
Top Channel