Piktori Genti Korini çeli të enjten në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve ekspozitën e tij të parë vetjake të titulluar ”Struktura Kalimtare”.

Artisti sjell për publikun 37 punime të realizuara gjatë dy viteve të fundit të karrierës së tij, e cila përfshin pjesëmarrjen në ekspozita të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Në punimet e tij vihen re qartë elementet abstrakte dhe konstruktiviste, si dhe një lloj ndërthurjeje midis kaosit dhe rregullit, të cilat sipas tij janë pasqyrim i të përditshmes sonë: “Njeriu gjendet gjithmonë mes racionales dhe irracionales, kaosit dhe rendit. Shoqëria ku jetojmë është gjithmonë mes këtyre forcave dhe kjo reflektohet edhe në pikturat e mia.”

Duket se abstraktja i jep autorit atë lloj lirie që nuk ja jep asnjë stil tjetër të pikturuari. Ajo, sipas tij, e fut në një lloj qetësie, ku mund të shprehet më lirshëm artistikisht. Një element me të cilin ai vepron është edhe ngjyra. Për Korinin, ajo është në një farë mënyre gjëja e parë që tërheq vëmendjen e publikut drejt tablosë dhe i komunikon atij imazhin e parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA