
Ylli i sagës “Transformers”, Shia LaBeouf, është tërhequr nga debutimi
në shfaqjen “Jetimët”, të Lyle Kessler, që do të luhej në Broadway.
Aktori ishte parashikuar të shfaqej përballë Alec Baldwin dhe Tom Sturridge, në shfaqjen e planifikuar për më 19 mars. Por Shia dërgoi një email ku njoftonte tërheqjen e tij nga projekti.
E përshtatur në Filadelfia, historia flet për dy vëllezër jetimë që rrëmbejnë një të pasur, të interpretuar nga Baldwin. Sipas “Hollywood Reporter”, regjisori Daniel Sullivan u shpreh shumë i shqetësuar për vendimin e aktorit.
Por LaBeouf postoi online një mesazh ku i kërkonte falje Baldwin për tërheqjen nga pjesa e tij, të cilën e cilësonte si pasojë të “një momenti mosmarrëveshjeje”.
Përveç sagës “Transformers”, Shia është i njohur për interpretimet në filmat “Eagle Eye”, “Wall Street: Money never sleep” dhe “Lawless”, ndërkohë që së shpejti do ta shohim me filma të tjerë.
Top Channel