Kunis: Dua të krijoj familje

21/02/2013 17:25

Ndonëse ka vetëm pak kohë e lidhur me aktorin Ashton Kutcher, 29-vjeçarja Mila Kunis ëndërron të çojë lidhjen e saj në një nivel tjetër.

Në një intervistë për revistën dedikuar meshkujve, “Playboy”, amerikano-ukrainasja pranoi se po mendon seriozisht për krijimin e një fëmilje.

”Realisht, është e vështirë të marrësh një vendim të tillë. Duhet t’i shtrosh vetes pyetjen nëse dëshiron të kesh një jetë të lumtur apo një karrierë të suksesshme? Ndonjëherë, është e vështirë të gjesh të mesmen, sidomos kur je një aktore. Megjithatë unë kam të qartë që dua të kem një familje dhe po mendoj seriozisht për ta vënë në jetë këtë plan”, u shpreh Kunis.

Megjithatë, ajo shtoi se në mënyrë që të krijojë familje, duhet të ndryshojë më parë stilin e saj të jetesës. “Unë dua të jem një nënë që të jem prezente në jetën e fëmijëve të mi dhe kjo do të thotë që duhet të gjej një mënyrë për të udhëtuar më pak, për të qenë më shpesh në të njëjtin vend, pra duhet të gjej një kompromis”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA