F1, Fernando Alonso dominon paraditen

21/02/2013 15:15

Fernando Alonso ka regjistruar kohën më të shpejtë në paraditen e sotme në pistën e Montmelo. Spanjolli i Ferrarit ka xhiruar me goma të buta, ashtu si pilotët e tjerë që zbritën në pistë.

Piloti i Kokëkuqes ndaloi kronometrin në 1:21:875 në një pistë të ftohtë për shkak të rënies së menjëhershme të temperaturave.

Kohën e dytë më të mirë e regjistroi Nico Hulkenberg me Sauber dhe pas tij Romain Grosjean me Lotus.

Në ditën e tretë të testimeve në Barcelonë është për tu veçuar edhe simulimi i një gare nga ana e pilotit të Williams, Pastor Maldonado.

Top Channel