Vrasja e gruas për një varëse, nis procesi

20/02/2013 00:00

I akuzuari për vjedhjen me dhunë me pasojë vrasjen e Fatbardha Tafës do
t’i nënshtrohet gjykimit të zakonshëm dhe jo atij të shkurtuar çka do të
thotë se në seancën e ardhshme pritet të dëgjohen dëshmitarët e radhës,
ndërsa në listë për t’u dëgjuar janë pothuajse 30 dëshmitare jo vetëm
të prokurorisë, por edhe te avokatit mbrojtes.

Sipas prokurorit te çeshtjes Endrit Bimi, i cili lexoi kerkesen per gjykim Aldo Hoxha eshte autori i vrasjes se gruas gjate tentatives per t’i grabitur asaj nje varese. Nderkohe qe i pandehuri Hoxha reagoi duke e mohuar akuzen e duke thene se nuk ka qene aspak ne vendin e ngjarjes ne kohen kur ka ndodhur krimit.

Sipas prokurorise i riu tentoi t’i fshihej policise edhe ne momentin e arrestimit duke u perpjekur te fshihej poshte krevatit ne shtepine e njerit prej te afermeve te tij. Por ndersa prokurori kembenguli se shenjat ne trupine autorit tregojne perleshjen me viktimen, avokati mbrojtes i tij, Arben qeleshi kundershtoi se keto shenja jane shkaktuar nga dhuna e policise. Prokuroria thekson se profili gjenetik i Aldo Hoxhes perputhet me profilin gjenetik te nje fijeje floku te gjendur ne nje kapele.

Top Channel