Vanessa Hudgens flet për fotot nudo

20/02/2013 09:30

Vanessa Hudgens ka qenë një yll i filmave të Disney-t në vitin 2007, kur foto të saj nudo u përhapën në internet. Aktorja foli për këtë skandal në një intervistë për revistën ‘Paper’.

“Ishte një situatë shumë e keqe. Ka qenë momenti më i vështirë i jetës sime”, deklaroi aktorja në intervistën që shoqërohet me një set fotografik ku shfaqet si një rokere “punk”.

Më tej, Hudgens foli edhe për rritjen e saj si aktore: “Që kur kam qenë e vogël kam dashur të luaj role të “rënda” dhe intensive. Doja të isha pjesë e dramave të rëndësishme të kinematografisë.”

Vanessa Hudgens po promovon aktualisht filmin ‘Spring Breakers’, në kastin e të cilit do të jenë edhe Selena Gomez, Ashley Benson dhe James Franco. Filmi përmban skena të forta dhune dhe erotike.

Top Channel