Femra më e shpejtë në botë

20/02/2013 12:50

Susie Wolff është e vetmja femër pilote në botën e Formulës 1, por fansat e këtij sporti nuk mund ta shohin në gara zyrtare sepse 30-vjeçarja skoceze hyn në aksion vetëm në testimet e skuadrës Williams.

Gjithsesi, fakti që Susie është pjesë e këtij sporti të dominuar tërësisht nga meshkujt është një arritje e rrallë. Për këtë arsye do të realizohet edhe një dokumentar për të me titull ‘The Fastest Woman In The World’ (Gruaja më e shpejtë në botë).

“Unë nuk garoj për të vërtetuar se femrat mund të jenë po aq të shpejta sa meshkujt në makinë, por sepse garat janë pasioni im. Dokumentari do të tregojë se sa botë kompetitive është kjo e Formulës 1”, deklaroi Wolff.

Top Channel