F1, Perez me McLaren më i shpejti në testime

20/02/2013 19:45

I takoi Sergio Perez të McLarenit koha më e shpejtë e ditës së dytë të testimeve të Montmelosë në Spanjës, ndër testimet e fundit përpara fillimit të sezonit të ri të Formulës 1 në Australi, në 17 mars.

Meksikani arriti të regjistronte kohën më të shpejtë të ditës, duke paraprirë kampionin e botës në fuqi, Sebastian Vettel dhe Lotusin e Kimi Raikonnen.

Koha e katërt më e shpejtë i takoi Mercedesit të Hamilton, ndjekur nga Alonso me Ferrarin e tij, që duket se ka ende punë për të bërë për të arritur nivelin e skuadrave më të shpejta, pavarësisht deklaratave optimiste të Alonsos mbi shanset e Ferrarit për të luftuar për titullin kampion.

Dhjetë kohët më të shpejta të testimeve

1. Perez (McLaren)               1’21”848
2. Vettel (Red Bull)               1’22”197
3. Raikkonen (Lotus)            1’22”697
4. Hamilton (Mercedes)         1’22”726
5. Alonso (Ferrari)                 1’23”247
6. Bottas (Wlliams)               1’23”561
7. Ricciardo (Toro Rosso)       1’23”718
8. Di Resta (Force India)        1’23”971
9. Hulkenberg (Sauber)         1’24”205
10. Chilton (Marussia)           1’25”115

Top Channel