Champions, reagimet pas Arsenal-Bayern

20/02/2013 10:10

Jupp Heynckes, trajneri i Bayern Munchen, theksoi pas fitores së skuadrës së tij në fushën e Arsenalit me rezultatin 1-3 se forca kryesore e bavarezëve është shfrytëzimi i pikave të dobëta të kundërshtarit.

“Dimë të shfrytëzojmë çdo gabim të vogël të kundërshtarëve dhe kjo është forca jonë kryesore”, deklaroi Heynckes pas ndeshjes që praktikisht e mbylli çështjen e kualifikimit në favor të gjermanëve.

Por tekniku i Bayern nuk e sheh kështu: “Skuadrat angleze janë gjithmonë të vështira për tu mundur. Fitorja në “Emirates” ishte një sukses i madh për ne.”

Wenger: Mund të pësonim edhe më shumë gola

Nga ana e tij, Arsene Wenger, u shpreh se humbja ndaj Bayern Munchen i detyrohet mungesës së besimit të lojtarëve të tij.

“Futbollistët dhanë gjithçka, por ishim nervozë dhe nuk kishim besim në lojën tonë. Kemi tre javë për tu përmirësuar”, tha tekniku francez.

“Pësuam dy gola në 20 minuta dhe mund të kishim barazuar kur ishim 1-2, por fatkeqësisht pësuam golin e tretë dhe aty skuadra u shpërbë. Mund të kishim pësuar  edhe më shumë gola”, shtoi Wenger.

Top Channel