Gogla të pamëshirshme për Dinamon në Conference League, ja me kë do të ndeshet “Nëndetësja” nëse kalon në play off
Kur mendojmë për golin më të pandershëm për vitin 2012, shumëkush me të drejtë mendon golin e shënuar nga Luis Adriano në takimin e Ligës së Kampioneve mes danezëve të Nordsjaeland dhe Shakhtarit të Doneskut.
Braziliani sulmues i skuadrës ukrainase përfiton nga apatia e mbrojtësve vendas duke rimarrë një top të diskutueshëm të rihedhur në lojë nga arbitri. Danezët menduan se topi do t’u rikthehej atyre, por jo Luis Adriano i cili nuk tregoi aspak mëshirë.
Megjithatë, goli që meriton “cmimin e pandershmërisë” mbërrin nga liga e dytë e kampionatit peruan, në sfidën mes Cesar Vallejo dhe Union Comercio. Vendasit sulmojnë nga krahu i djathtë me një krosim. Topi duket se përfundon pa problem në duart e portierit kundërshtar. Por ky i fundit, ndjen shqetësime si pasojë e një përplasje të mëhershme dhe rrëzohet në tokë.
Pas pak sekondash lëshon nga duart edhe topin. Një mbrojtës afrohet pranë sferës pa u ngutur dhe në përpjekje për ta larguar atë nga zona, topi përplaset në këmbët e një sulmuesi vendas dhe përfundon në rrjetë.
Gjithë lojtarët e Union Comercio drejtojnë shikimin e tyre nga gjyqtari i takimit, por ky i fundit e cilëson gol të rregullt, pavarësisht se portieri kërkoi ndihmën mjekësore.
Top Channel