Botërori 2026/ Policia meksikane rrëzoi një dron që po fluturonte mbi qendrën stërvitore të Koresë së Jugut
Sebastian Vettel kishte regjistruar kohën më të mirë të paradites, por gjatë pasdites rivalët ulën ndjeshëm kohët e tyre duke e lënë në vendin e katërt në përfundim të ditës së parë të testimeve në Montmelo të Spanjës.
Nico Rosberg me Mercedes xhiroi në 1:22:616, nëntë të dhjetat më mirë se koha më e mirë e testimeve të vitit të kaluar në këtë pistë. Në vend të dytë e përfundoi ditën Kimi Raikkonen me Lotusin e tij, ndërsa në vend të tretë Fernando Alonso me Ferrari.
Spanjolli i Kokëkuqes realizoi plot 110 xhiro në Montmelo duke treguar se kërkon të mësojë sa më shumë për makinën e re pas mungesës në testimet e Jerez.
Këto janë të gjitha kohët e regjistruara nga pilotët e zbritur në pistë ditën e parë të testimeve në pistën katalanase:
1. N. Rosberg (Mercedes) 1:22.616
2. K. Raikkonen (Lotus) 1:22.623
3. F. Alonso (Ferrari) 1:22.952
4. S. Vettel (Red Bull) 1:22.965
5. P. Maldonado (Williams) 1:23.733
6. D. Ricciardo (Toro Rosso) 1:23.884
7. S. Pérez (McLaren) 1:24.124
8. P. Di Resta (Force India) 1:24.144
9. E. Gutiérrez (Sauber) 1:25.124
10. M. Chilton (Marussia) 1:26.747
11. C. Pic (Caterham) 1:27.534
Top Channel