Brad, Angie dhe binjakët e tyre 4-vjeçarë, Vivienne dhe Knox, vizituan
javën e kaluar Muzeun e Historisë Natyrore në Los Anxheles.

Edhe këtë herë, familja VIP nuk i shpëtoi objektivit të paparacëve, të cilët këtë herë u fokusuan tek djali i çiftit hollivudian, i cili duket se kërkon të imitojë të atin në çdo detaj.

E tërë familja ishte veshur me rroba të zeza, përfshirë Knox, i cili dukej identik si i ati, por në miniaturë për shkak të moshës së mitur.

Vogëlushi mban flokë të gjata si Brad, syze dielli identike dhe shtrëngon buzët njësoj si prindi i tij nëpër filma, aq sa mediat amerikane e kanë pagëzuar si “Brad Pitt-i i vogël”.

Top Channel