Tyson-Holyfield takohen sërish

18/02/2013 11:40

Mike Tyson dhe Evander Holyfield, dy boksierë legjendarë të peshave të rënda, janë takuar sërish dhe janë përqafuar me njëri-tjetrin, por kësaj radhe “Majku i Hekurt” nuk i ka kafshuar veshin ish-kolegut të tij siç bëri në vitin 1997.

Tyson shkoi në një supermarket të Chicago, ku Holyfield po promovonte salcën e tij për barbekju të quajtur ‘Holyfield’s Real Deal’ dhe aty u gjendën përballë njëri-tjetrit.

Tyson tha për mediat amerikane: “E dua shumë Evanderin. Gjithmonë do të jem shumë i lidhur me të.”

Ndërsa Holyfield deklaroi: “Unë e kam falur për atë episod dhe Mike e vlerëson shumë faktin që e kam falur. Gjithashtu ai ka falur edhe veten për atë gabim.”

Top Channel